Home / Aktualitet / Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Shqipëri

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Shqipëri

Ashtu siç u njoftua ditën e djeshme, Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nga dita e sotme (data 16) deri në 18 dhjetor do të qëndrojë në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare që nga marrja e detyrës.

Në orën 13:30, Presidentja u gjend te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës. Ndërkohë, në orën 15:30, Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa në orën 17:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Më tej axhenda vijon:

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ndërkaq, në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit. Kurse, në orën 11:45,Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Check Also

Dhunoi 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në…

Në maj të vitit të kaluar, një 15 vjeçar u dhunua nga efektivët e policisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =