Home / Kulture / Vjen libri i ri ” Izraelitët në Shqipëri”

Vjen libri i ri ” Izraelitët në Shqipëri”

Në prag të 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokasutit, po sheh më në fund dritën e botimit libri “Izraelitët në Shqipëri” nga Josef Jakoel (1922-1992), aktivist i shquar shqiptaro-hebre. Fryt i punës hulumtuese shumëvjeçare si dhe mbresave e përvojave vetjake të autorit, vepra u përfundua në vitin 1991. Shkruar me shqipe të pasur e të larmishme, ky libër ka vlerë unike: ai është e vetmja dëshmi parësore e një hebreu të Shqipërisë që përcjell historinë, jetën dhe përpjekjet e hebreasve në Shqipëri, si dhe aktin madhor të popullit shqiptar për shpëtimin e hebreasve vendas dhe të ardhur gjatë Luftës II Botërore, të dëshmuara të gjitha këto nga këndvështrimi i një shqiptaro-hebreasi vendas. Kësisoj, libri përbën një kontribut të rëndësishëm dhe plotëson një boshllëk jo të pakët në studimet e fushës.

“Jam krenar – shkruan autori – që në dejet e mia rrjedh gjaku i stërmunduar i Abrahamit, Isakut dhe Jakovit. Jam po aq krenar që linda, u rrita, punova dhe u plaka në gji të popullit shpirtmadh dhe fisnik shqiptar.”

Teksti i Jakoelit shoqërohet me parathënie të studiueses amerikane Shirley Cloyes-DioGuardi, me pasthënie të prof. Pëllumb Xhufit dhe të ish-kongresmenit DioGuardi, si dhe me një numër të madh fotosh, shumica të panjohura për publikun.

Check Also

Një leksion mbi lirinë nga Hafiz Ali Kraja (1903-1973)

Nga Dr. Hasan BELLO – Nje nga intelektualet dhe patriotet e klerit mysliman shqiptar ne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 5 =