Home / Aktualitet / Vizita e Ramës në Beograd, e natyrshme

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Vizita e Ramës në Beograd, e natyrshme

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”6752″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Nga: Daniel SERWER

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi është diçka e natyrshme dhe positive. Të dy vendet, prej kohësh, nuk kanë pasur probleme madhore dypalëshe mes njëra-tjetrës.

Është e qartë që kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë qëndrime të kundërta për Kosovën dhe kjo është e ditur pavarësisht nga fakti nëse e thonë apo jo në një konferencë për shtyp.

Ajo që tha Edi Rama në Kosovë është diçka që shumë udhëheqës të huaj i’a kanë thënë Serbisë privatisht. E veçanta në këtë rast është që u tha publikisht. Kryeministrit të Serbisë i duhej të përgjigjej ashtu siç u përgjigj, sepse Serbia nuk e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ose që të jemi më të saktë nuk njeh sovranitetin e Kosovës, se në fakt e ka njohur që nga marrëveshja e prillit 2013 integritetin territorial të Kosovës.

Nuk duhet konsideruar provokim ato që tha zoti Rama, pasi është një qëndrim që e kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara,por edhe vende të tjera.

Për të udhëhequr është e rëndësishme zgjidhja në rrugë demokratike e konflikteve, deklarimi i hapur në publik i tyre. Me deklaratat e tyre, dy kryeministrat po i drejtoheshin dy audiencave të tyre të brendshme si dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ndaj nuk shoh asnjë arsye që vendet të mund të kenë mospajtime, të mos bashkëpunojnë për çështje të tjera. Gjithsesi, do të kishte qenë më mirë që dy kryeministrat të përqendroheshin në çështje më të rëndësishme, si për shembull nëse do të kompletohet rruga që shkon tani nga Durrësi në Prishtinë, deri në Nish, si edhe çështje të tjera të përfitimit dypalësh.

Do të ishte në të mirë të Serbisë dhe të rrugës së saj evropiane ta njohë Kosovën, sa më parë, është në të drejtën e saj si vend që të mbajë qëndrimin e vet.

*Daniel Serwer është ekspert për Ballkanin dhe opinionin e tij lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd i’a shprehu seksionit shqip të radios “Zërin e Amerikës”. [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − one =