Home / Aktualitet / Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka zbardhur axhendën e Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të vizitojë Tiranë pas dy ditësh.

Ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në mesazhin e ambasadës thuhet se Escobar do të diskutojë në lidhje me vendosmërinë e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë, dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

MESAZHI I AMBASADËS:

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Check Also

Ulen sërish temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 4 =