Home / Aktualitet / Vizita e Biden në Europë/ Optimizëm në Bruksel: Amerika është rikthyer

Vizita e Biden në Europë/ Optimizëm në Bruksel: Amerika është rikthyer

Bashkimi Europian është shprehur optimist në prag të udhëtimit të Joe Biden në Evropë. “Amerika është kthyer”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, duke përdorur moton e Biden pasi ish Presidenti Donald Trump nxori Uashingtonin nga disa institucione multilaterale dhe në një moment kërcënoi të dilte nga NATO.

“Kjo do të thotë që ne kemi përsëri një partner shumë të fortë për të promovuar qasjen shumëpalëshe, një ndryshim i madh me administratën Trump,” i tha Michel një grupi gazetarësh në Bruksel.

Michel dhe shefi i ekzekutivit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohen me Biden më 15 qershor. Kjo do të pasojë një samit të vendeve të pasura me G7 në Britani dhe një takim të liderëve të kombeve të NATO-s në Bruksel më 14 qershor.

Check Also

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − one =