Home / Aktualitet / “Virusi nuk ka krahë”, apelon virologia italiane: “Pandeminë e mbajmë gjallë ne! Shkaku i valës së dytë …”

“Virusi nuk ka krahë”, apelon virologia italiane: “Pandeminë e mbajmë gjallë ne! Shkaku i valës së dytë …”

“Shkaku i valës së dytë Covid do të jemi ne”– kështu është shprehur vilorogia e njohur italiane Ilaria Capua.

“Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit Covid”.

Ilaria Capua theksoi se “përmes veprimeve tona ne mund ti lëmë virusit një hapësirë ​shumë minimale në mënyrë që të mos jetë në gjendje të mos na vrasë sepse ai pa vaksinë nuk do zhduket”.

“Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit Dhjetor, kështu që nga mesi i Dhjetorit deri në mes të Shkurtit Covid ka qarkulluar pa shkaktuar shumë telashe, pra frenimi i agresivitetit të tij është e mundur”.

Lidhur me shpërthimet e reja të rasteve të asimptomatikëve, virologia tha se ato janë tregues i asaj që po ndodh; bashkëjetesës me Covid. Sipas Capua, ‘vëmendja duhet mbajtur te prurjet në repartet e terapisë intensive’.

Duke folur për SkyTg24, Ilaria Capua tha se numrat jo gjithmonë janë tregues.

Edhe për disa kohë ne do të na duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin sepse ai nuk do të largohet pa vaksinë. Por duke qenë se tani dimë si ta menaxhojmë dhe duke mos bërë të njëjtat gabime, do mund ti bëjmë ballë infeksionit”.

Capua u shpreh gjithashtu edhe se “Sfida e madhe është të gjejmë një mënyrë për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit, kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë punojmë së bashku duke aplikuar masat thelbësore për të ngadalësuar infeksionin.

Në ato vende ku kurba e pandemisë është në rrafsh, virusi po vazhdon të qarkullojë por me pak se aty ku kurba është në ngritje”.

Check Also

I dashur apo partner?

Nga Çapajev Gjokutaj- ‘Rashë në dashuri’, thuhej dikur, ‘pata një eksperiencë’, priren të thonë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 7 =