Home / Kryesore / Violinisti i njohur Aurel Qirjo përfaqëson Shqipërinë në “Orkestrën e Tokës”!

Violinisti i njohur Aurel Qirjo përfaqëson Shqipërinë në “Orkestrën e Tokës”!

Nesёr mё datё 3 dhjetor 2020, interpretohet dhe publikohet pёr herё tё parё kompozimi “Together is Beautiful” (“Së bashku është shumë bukur”), e krijuar nga kompozitori i nominuar për çmimin Oskar George Fenton, (https://georgefenton.com/ ), pjesё e cila interpretohet nga “Orkestra e Tokёs”!
Rreth “Orkestrës së Tokës”!
“Orkestra e Tokёs” ёshtё bashkimi i muziktarёve tё shquar nga gjithё vendet e botёs. Para 2 vitesh, filloi konkretizimi i nismёs për të gjetur nga një muzikant nga çdo vend i botës, për t’u bashkuar së bashku në interpretimin e një pjesë muzikore. Si rezultat u formua një orkestër muzikantësh nga 197 vende dhe filloi procesi i regjistrimit. Nga ajo ditë e tutje, bisedat që filluan, historitë që u ndanë mes tyre dhe përvojat që u zbuluan ishin të paimagjinueshme.
Nesёr, grupi orkestral shfaq pjesën e tyre të parë “Together is Beautiful” (“Së bashku është shumë bukur”), e cila u shkrua nga kompozitori Fenton, pjesё e cila u regjistrua nga shtëpia e famshme diskografike Decca.
Shqipёria nё “Orkestrёn e Tokёs”!
Duke zgjedhur një muzikant për çdo vend, ishte një nder i madh për violinistin e njohur Aurel Qirjo që po përfaqësonte Shqipërinë.
Në regjistrimin e pjesës së violinës në “Together is Beautiful”(“Së bashku është shumë bukur”), ai interpretoi tipologji të muzikës shqiptare të Shqipёrisё sё Jugut. Violinisti dhe miku yne Aurel Qirjo ka publikuar dy albume tё suksesshme nё CD të muzikës tradicionale shqiptare: “Më tund pak shaminë” me ansamblin e famshëm të SAZISO dhe “Muzika në kufi” me grupin e tij të muzikantëve korçarë. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, ai ka bashkëpunuar gjithashtu me grupin grek Kourelou dhe këngëtarin turk Olcay Bayir.
Website i Orkestrës së Tokës: https://theearthorchestra.com/
Dëgjo pjesën muzikore: https://decca.lnk.to/EarthOrchestraEM

Check Also

Tronditëse/ Ish luftëtari i UÇK-së vret të birin në mes të Prishtinës

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën, ku babai ekzekutoi me armë zjarri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × one =