Home / Rrjete sociale / Viola Spiro prek me fjalët për babain që humbi jetën nga Covid

Viola Spiro prek me fjalët për babain që humbi jetën nga Covid

Viola Spiro humbi 1 javë më parë babanë e saj, për shkak të infektimit me Covid-19. I ati i saj, Rudolf Spiro, kurohej prej ditësh në Turqi dhe e humbi jetën atje në 1 nëntor. Viola reagoi pas lajmit që u shpërnda me shpejtësi në media, duke u shprehur se nuk e prisnin ndarjen e tij të shpejtë nga jeta.

“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur”, shkroi Viola në Instagram.

Ndërkohë sot moderatorja ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura që ka me babanë e saj, që nga koha kur ishte fëmijë e deri në foton e fundit që kanë realizuar bashkë.

“Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im…”, ka shkruar moderatorja shoqëruar me imazhin e një zemre të thyer.

Babai i Violës jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Thuhet se ai vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe kjo mund të ketë sjellë rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Check Also

Nuk ndalen surprizat për Fjolla Morinën, biznesmeni vazhdon ta ‘përkëdhelë’ me dhurata

Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë këto kohë, për shkak të arrestimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 10 =