Home / Aktualitet / Vinin nga Londra me 42 mijë paund në valixhe,procedohen në Rinas dy gra

Vinin nga Londra me 42 mijë paund në valixhe,procedohen në Rinas dy gra

Dy gra janë proceduar penalisht ditën e sotme në Rinas, të akuzuara për “mosdeklarim të të hollave në kufi”.

Policia bën me dije se dy gratë, një 20-vjeçare me inicialet E.K., dhe një 46-vjeçare me inicialet L.S., po ktheheshin nga Britania e Madhe, ndërsa shuma e parave të padeklaruara iu gjet në çantë.
Përkatësisht, 20-vjeçares iu gjetën 10000 paund, ndërsa 46-vjeçares 31850 paund.
Njoftimi i plotë i policisë:
Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetaset me inicialet E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sasia e parave të padeklaruara u gjetën (31850 paund) në çantën e shtetases L.S, 46 vjeçe, banuese ne Berat dhe ne canten e shtetases E.K,20 vjece, banuese ne Durres 10000 paund. Te dyja keto shtetase jane proceduar penalisht per mosdeklarim te te hollave apo sendeve me vlere ne kufi.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − 3 =