Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkalles Rihter eshte ndjere pasditen e sotme.
Lëkundjet u regjistruan ne oren 19:23.
Sipas IGJEUM, epiqendra e termetit raportohet te ishte në Detin Adriatik dhe lekundja kishte thellësi 28 km.
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë edhe gjatë mëngjesit në kryeqytet.
Siç raportoi Qendra Evropiane e Tërmeteve, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe me një thellësi zero kilometra.
Ndërkohë, EMSC raportoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Fushë-Krujë.