Një i ri është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi transportonte lëndë narkotike dhe nuk iu bind urdhrit të bluve për të ndaluar.
28-vjeçari me iniciale V.Gj. po udhëtonte me makinën tip Volksëagen dhe në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër iu kërkua nga policia që të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të policisë dhe tentoi të largohej. Në këtë moment, ai ka hedhur nga dritarja e makinës një qese me kanabis për të fshehur provat. Por policia mundi të sekuestronte qese me drogë dhe të arrestonte 28-vjeçarin.
Ndaj këtij të fundit, janë ngritur akuzat për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Njoftimi i Policisë:
Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ky shtetas, në lagjen “Ahmet Haxhija ”Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.
Gjatë tentativës për tu larguar, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e mjetit një qese me një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
(E.K/Faxweb.al)