Home / Aktualitet / Vidhte qytetarët e Tiranës nën kërcënimin e thikës, arrestohet 27-vjeçari nga Laçi

Vidhte qytetarët e Tiranës nën kërcënimin e thikës, arrestohet 27-vjeçari nga Laçi

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili vidhte qytetarët e Tiranës nën kërcënimin e thikës. Raportohet se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., 27 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve konkretisht :

I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I;

Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H. Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =