Një person nga Dibra është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se është autori i disa vjedhjeve të automjeteve në Shijak e Durrës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi i identifikuar me inicialet S.G u arrestua në flagrancë.
Njoftimi i policisë:
Nga ana seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë në Shijak, pas një pune operative dhe me metoda speciale u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G. lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas mendohet që është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura në Shijak Durrës dhe në rrethe.
(R.G/Faxweb.al)