Home / Aktualitet / Videot në Tik-Tok, KLGJ merr vendimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Videot në Tik-Tok, KLGJ merr vendimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë nga detyra kryegjyqtaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur ndaj saj, pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”.

Ishte ILD që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares Kapedani, pas videove që gjyqtarja publikonte në Tik-Tok, ku shfaqej duke bërë “sfilatë” në zyrën në gjykatë. Kreu i ILD-së, Artur Metani, tha gjatë seancës së sotme gjyqësore se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.”, tha Metani.

  • foto galeri
  • foto galeri

Check Also

Një histori që të lë pa frymë, e një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Nga Altin RAXHMI- Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 4 =