Home / Kryesore / (Video)Në LDK nisin punë bodygard-et kundër zonjave

(Video)Në LDK nisin punë bodygard-et kundër zonjave

Donika Gërvalla, e cila udhëheq degën e LDK-së në Gjermani nuk është lejuar të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Ajo nuk është lejuar të hyjë nga pjesëtarët e sigurimit, me të cilët ka pasur një përplasje fizike.

Gërvalla ka thënë se nuk i është lejuar hyrja, me pretekst se i mungonte emri në listë.

“Pretekst është mungesa e emrit tim në listë. Jam pajisur para disa ditësh me dokumentacionin e Këshillit të Përgjithshëm. Aty ka dy kategori me të drejtë fjale dhe vote dhe vetëm me të drejtë pranie. Është traditë e Këshillit të Përgjithshëm që kryetarët e degëve të jenë të pranishëm”-, ka thënë Gërvalla.

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj pengimit të Gërvallës dhe e ka lënë mbledhjen në mënyrë demonstrative.

M.C

Check Also

Ambasada Amerikane,falenderim Ramës për riatdhesimin e 64 amerikanëve

Përmes nje postimi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane ne Tirane ka falenderuar kryeministrin Rama për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 13 =