Një trailer në autostradën Tiranë-Durrës është përplasur me trafik ndarësen.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë moti i keq dhe lagështira në rrugë.
Nga pamjet duket se përplasja ka qënë e fortë pasi kabina e trailerit është ndarë nga rimorkio por fatmirësisht nuk për persona të plagosur.
Policia po punon për lehtësimin e trafikut dhe devijimin e automjeteve pasi traileri ka bllokuar rrugën.