Home / Aktualitet / VIDEO-SKANDALI / Doktoresha e njohur e QSUT futet live në Facebook dhe bën denoncimin e fortë!

VIDEO-SKANDALI / Doktoresha e njohur e QSUT futet live në Facebook dhe bën denoncimin e fortë!

Doktoresha e njohur e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, Monika Fida, ka bërë sot një denoncim të fortë.

Ajo është futur Live nga ambientet e jashtme të QSUT, teksa ka denoncuar faktin që mjekët nuk lejohen të parkojnë në ambientet pranë këtij institucioni, pasi sipas saj hapësirat e parkimit janë zaptuar nga koncesionari.

Doktoresha ka shkuar sot për të ofruar shërbim, mirëpo, në këmbim ka marrë një gjobë për makinën.

Ky denoncim i doktoreshës në fakt duhet të ishte bërë me kohë, ndoshta nga dikush tjetër, por duhet të ishte një punonjëse e këtij institucioni që duhet thënë se ‘po e provon në kurriz të vet’ atë zallamahi që po ndodh në QSUT, ku kemi një koncesionar që merr lekët e parkimit deri në qindarkën dhe sekondën e fundit dhe shërbimi që ofron është ZERO.

Lind pyetja: Ku shkojnë ato para që paguhen? Apo si gjithnjë? Jetojmë në një vend ku fjala ‘koncesionar’ personifikon vjedhje ndaj xhepave të qytetarëve dhe ZERO INVESTIME.

Për më shumë shikoni e dëgjoni denoncimin e Doktoreshë Fidës:

“Po flas live nga QSUT, jam mjeke konsulente pranë shërbimit të dermatologjisë, duhet që të trajtojmë mjekët sot, vij është kohë me shi, siç e shikoni dhe vetë. Gjithë sipërfaqja është bosh totalisht, aty unë do të jap mësim sot me studentët, këtu është ambienti i konsultave të QSUT. Kjo sipërfaqe nuk lejohet të përdoret nga mjekët që do ofrojnë shërbimin sot pranë dermatologjisë.

Në këtë situatë jemi sepse koncensionari i parkimeve ka bllokuar gjithë vendet, ndërsa ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, normalisht nuk mundemi që të parkojmë këtu.

Kjo është gjoba, kjo është makina ime sot këtu dhe kjo është gjoba që unë kam marrë duke parë kartën e parkimit. Pas komunikimit me nëndrejtorin e QSUT, mesazhin do e paraqes normalisht, ne nuk lejohemi të parkojmë pranë QSUT se nuk ka vend QSUT për mjekët, nuk ka vend për të ofruar shërbim”, thotë doktoreshë Fida në video-mesazhin e saj.

(Descript.al)

Check Also

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 12 =