Home / Aktualitet / Video/ Shpërthen zjarri në spitalin COVID në Ukrainë, ja sa viktima u shënuan

Video/ Shpërthen zjarri në spitalin COVID në Ukrainë, ja sa viktima u shënuan

Tre pacientë që ishin shtruar në kujdesin intensiv dhe një mjek humbën jetën pasi një spital që trajtonte të infektuarit me koronavirus u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Zaporoz në Ukrainën juglindore, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk. Oleksander Staruk tha se zjarri shpërtheu gjatë natës në katin e parë të spitalit ku pacientët ishin në respirator. Ai tha se tetë pacientë të tjerë në njësi u evakuuan.

Kryeministri Denys Shmygal tha se një rrjedhje oksigjeni mund të ketë shkaktuar zjarrin, por ende po hetohet për këtë ngjarje. Ukraina ka regjistruar më shumë 1.2 milion raste koronavirus dhe 23,229 vdekje që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Check Also

Lufta me COVID-19 / Vjen lajmi i mirë nga Kina

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 11 =