Home / Kryesore / VIDEO/ Pushton rrjetin: Polifonët e Labërisë i kushtojnë këngë “Princit të Polifonisë”, Lefter Çipa

VIDEO/ Pushton rrjetin: Polifonët e Labërisë i kushtojnë këngë “Princit të Polifonisë”, Lefter Çipa

Është quajtur “Princi i Polifonisë” dhe e ka merituar këtë status prej vitesh.

Me një postim të tijin Lefter Çipa njofton se Polifonët e Labërisë i kanë kushtuar atij një këngë dhe krahas falenderimit vetë Çipa ndan me dashamirësit e tij vargjet e këngës dedikuar atij.

Lefter Çipa përherë të befason me qenien e tij, me ato që thotë, me mënyrën si shprehet, me fjalët që zgjedh për të bërë qoftë edhe një falenderim. Metafora e tij është e pasur, është pa fund.

Ajo e ka burimin aty, në fshatin e tij, te rrënjët e tij, te malet që qëndrojnë si kurorë mbi bregdetin e Himarës.

Këtu, ku i ka rrënjët edhe polifonia e Pilurit.

Më poshtë postimi i Lefter Çipës: 

Mirenjohje Polifoneve te Laberise sime!
Paçi uraten e zemres dhe te kenges sime o bij te Fosforines Vençe Shqiptare! Faleminderit !!!

Këngë e komb i ke në shpirt

Teksti Petrit Beqiri

Gjithë lumenjtë mbledhin zalle
Nëpër hone gurët shtojnë.
Perëndi bëhu skulptore!
Për poet Lefterin, tonë.

E ndali ecjen me këmbë,
Ia dha përjetë këngës.
Shqipëri e mira Nënë,
Dhuroi një varg të zëmrës!

Zanafillën arbërore
Si askush me fjalë e qepi.
Princ e the në labërore:
“Jemi që pa ardhur deti!”

Fosforinës i dhe jetë,
Jetë nga talenti yt.
Koha kështu do të rrjedhë,
Këngë e komb i ke në shpirt!

Ke bërë gjithë çka duhet,
Me artin tënd fosforinë,
Gjithë jetën s’do të shuhet
Kënga e Atdheut tim!

Refreni:
Perëndi nëse je zënë,
Me punë prej perëndie,
Lefter Çipës monumenti
Ju bë me fjalë Shqipërie.

Gepostet von Labëria am Mittwoch, 8. Juli 2020

Gepostet von Labëria am Mittwoch, 8. Juli 2020

Check Also

Ndërron jetë ish-deputeti shqiptar

Ish-deputeti i Kosovës Ali Shahini është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë me dije …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − three =