Home / Kronike / Kronike / Video/ Publikohen pamjet e rënda të ekzekutimit të shqiptarit në Greqi

Video/ Publikohen pamjet e rënda të ekzekutimit të shqiptarit në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Aris Papas në datë 30 Maj në qendër të Athinës në një kafene.

32-vjeçari i akuzuar dhe përfshirë në vrasje dhe drogë ishte duke u marr me telefonin kur u ekzekutua nga një killer gjakftohtë, i cili iu afrua me qetësi duke e qëlluar në trup dhe kokë me pistoletë.

Në pamje duket momenti kur shqiptari bie në tokë dhe zvarritet me vështirësi duke u futur brenda lokalit, por disa sekonda më pas ndërroi jetë pasi goditjet ishin fatale.

Klientët dhe punonjësit e lokalit të alarmuar largohen me shpejtësi. Shqiptari u kishte shpëtuar më parë tre atentateve.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen. Por video mund të ndihmojë autoritetet për të zbuluar autorin, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, pasi ishte me kokore. Ai kishte veshur pantallona me ngjyrë të hapur dhe një bluzë të errët me shkronja të kuqe.

Check Also

Rezoluta kundër gjenocidit/ Përshkallëzohet kriza qeveritare për shkak të Srebrenicës në Mal të Zi

Parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + six =