Home / Aktualitet / VIDEO/ Nga dritarja e spitalit, pacienti me Covid-19 ndjek ceremoninë martesore të të birit

VIDEO/ Nga dritarja e spitalit, pacienti me Covid-19 ndjek ceremoninë martesore të të birit

Pasi u infektua nga Covid-19 një burrë u detyrua të shtrohej në spital për një trajtim më të specializuar.

Mirëpo, kjo gjë e ka detyruar që martesën e të bitir ta shikojë nga dhoma e spitalit.

Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, mjekët e kanë vendosur shtratin e tij afër dritares të zbukuruar me balona, nga ku burri ndoqi të gjithë ceremoninë e martesës.

Në qendrën medicinale “Hadas” në Jerusalem, dyshja nga Aradi në jug të Izraelit kanë qenë të rrethuar nga disa mysafirë dhe fotografët me maska mbrojtëse, duke respektuar distancën fizike të rekomanduar nga ministria e Shëndetësisë.

Kjo martesë ka qenë më ndryshe nga ato që jemi mësuar me festime masive, ku zakonisht mblidhen miq dhe familjarë për të festuar momentin më të lumtur të një çifti.

Check Also

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Mesazhet prekëse nga kolegët e Marko Bellos…

Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − 1 =