Home / Kryesore / VIDEO/ Murrizi pranon “pazarin” me Ramën: “Nuk ishte kërkesë e imja heqja e koalicioneve”

VIDEO/ Murrizi pranon “pazarin” me Ramën: “Nuk ishte kërkesë e imja heqja e koalicioneve”

Listat e hapura dhe koalicionet janë qëndra e debatit politik prej disa ditësh në vend.

Ndërkohë që Rama ka deklaruar hapir se heqja e koalicioneve nuk është kërkesa e tij, duke ia faturuar opozitës së re, deputeti Murrizi e ka nxjerrë zbuluar.

Gjatë një debati në një emision, Myslym Murrizi thotë qartë së ka qenë Edi Rama ai që ka kërkuar të mos ketë koalicione parazgjedhore.

Gjatë debatit në emision, Murrizi pranon gjithashtu se kjo u bë në këmbim të ofertës së tij për listat e hapura.

Debati në emision:

Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.

Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.

Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!

Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?

Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.

Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?

Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.

Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.

Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!

Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!

Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!

Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin e kapur nga tmerri i humbjes: “Heqjen e koalicioneve na e kerkoi Rama” Ndiqni videon👇

Gepostet von Edi Paloka am Mittwoch, 15. Juli 2020

Check Also

Shqiperia e shoqerise distopike

Shaban MURATI- Shqipëria është bërë një shoqëri distopike. Peshqit e mëdhej, që janë në postet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 19 =