Home / Showbizz / VIDEO/ Dojna Mema bie pre e grabitjes, shihni se çfarë i ndodhi moderatores që në mëngjes (Reagimi epik i gjyshes së saj)

VIDEO/ Dojna Mema bie pre e grabitjes, shihni se çfarë i ndodhi moderatores që në mëngjes (Reagimi epik i gjyshes së saj)

Nëpërmjet disa videove në Instastory, moderatorja Dojna Mema tregon se edhe ajo ka rënë pre e grabitjes, pasi dikush i ka vjedhur pasqyrën e makinës.

“Dhe siç thotë populli, dita e mirë duket me mëngjes. Sa bukur! Nuk di domethënë në çfarë nivelesh kemi arritur si shoqëri,”– thotë moderatorja në video.

Ndër personat që e shoqëronin moderatoren ishte dhe gjyshja e saj, e cila tashmë njihet nga postimet që mbesa i bën prej kohësh. E nuk kishte si të mungonte edhe komenti i gjyshes, e cila po ashtu dukej shumë e nevrikosur.

Si një personazh publik që është, Dojna ka marrë mesazhe edhe nga ndjekësit, ku njëra shkruante se personi që ka vjedhur “do ketë qenë ndonjë hallexhi”.

“E mo varja. Herë tjetër po i lë hapur derën e shtëpisë të vjedhi se gjynah, hallexhi”, shkruante me ironi Dojna.

 

Check Also

Nuk ndalen surprizat për Fjolla Morinën, biznesmeni vazhdon ta ‘përkëdhelë’ me dhurata

Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë këto kohë, për shkak të arrestimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 15 =