Kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se ka harruar pandeminë e koronavrisuit, ndërsa ka mbledhur me dhjetëra qytetarë në Kavajë, ku ishte sot i pranishëm.
Qytetarët ishin shumica pa maskë, ndërsa qëndronin shumë afër njëri-tjetrit, duke mos respektuar kështu distancimin social.
Ky takim i Bashës me qytetarët në Kavajë ka shkelur rregullat dhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve që, ndër të tjera, ndalojnë edhe grumbullimin e më shumë se 10 personave.