Home / Aktualitet / VIDEO/ Autorë të dy vrasjeve që tronditën Elbasanin, dalin pamjet nga aksioni i RENEA-s

VIDEO/ Autorë të dy vrasjeve që tronditën Elbasanin, dalin pamjet nga aksioni i RENEA-s

Janë bërë publike pamjet nga arrestimi i bujshëm ia utorëve të dy vrasjeve të bujshme në Elbasan.

Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, autorët e vrasjes së Regis Runajt të ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e 29 Korrikut kanë hedhur thikën me të cilën kanë kryer krimin në lumin “Shkumbin”.

Policia ka publikuar edhe pamjet nga aksioni për gjetjen e mjetit prerës të përdorur nga autorët të cilët qëlluan viktimën 27 herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Polumbarët e RENEAS kanë arritur të gjejnë prova që bindin grupin hetimor për autorësinë e tyre.

Sipas policisë dy autorët, janë të përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur 10 ditë para kësaj ngjarje ku u ekzekutua me armë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn.

Check Also

Kriza nga “COVID-19” rrëzon eksportet Shqipëri-Kosovë

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës për tetë muajt e parë të këtij viti kanë rënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =