Home / Aktualitet / Video/Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas këmbësorin në vijat e bardha

Video/Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas këmbësorin në vijat e bardha

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Nishtullë të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një automjet i cili po voziste me shpejtësi të lartë ka goditur një kalimtar tek vijat e bardha.

Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se automjeti ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur përplasjen.

Kalimtari i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.

Check Also

Sot dita më e nxehtë, ja si do mbyllet qershori

Jo pak qytetarë e kanë vuajtur të nxehtin afrikan të këtyre ditëve në kryeqytet dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 5 =