Home / Aktualitet / Vetmia, frika më e madhe e njeriut! Ja si ta përballoni atë

Vetmia, frika më e madhe e njeriut! Ja si ta përballoni atë

E keni pyetur ndonjëherë veten nga se buron “frika nga vetmia”? Ndonëse e di shumë mirë si ndihesh, ndoshta nuk ke asnjë informacion tjetër rreth kësaj frike e cila ndryshe quhet autofobi ose (monofobi).

Nëse vuani nga autofobia, nuk jeni të vetmit, por gjithsesi kjo s’e bën më pak të lehtë për ta kuptuar. Natyra njerëzore është krijuar për të qenë e orientuar ndaj tufës, por në një botë si kjo e sotmja, diçka e tillë po reduktohet gjithnjë e më shumë. Deri 200 vite më parë fjala “vetmi” as nuk perceptohej siç duhet sepse njerëzit jetonin në komunitete të mëdha.

Për njerëzit që kanë frikë të rrinë vetëm, kjo lloj frike ndikon shumë në mënyrën se si ata jetojnë, por kjo lloj frike është deri diku normale.  Një nivel i caktuar frike i bën mirë njeriut sepse merret si përgjigje evolucionare që të ndihmon të mbijetosh.  Të tillë njerëz janë më të prirur të jetojnë në ambiente njerëzish më të rritur se vetja, apo të bëjnë fëmijë.

Si mund të përballeni me këtë frikë?

1.

Kujdesuni që kohën që kaloni me veten ta ktheni në kohë cilësore.

2.

Kujtoni çfarë ju sjell gëzim dhe bëjeni pa u menduar gjatë. Edhe aktiviteti më fëmijënor do t’ju ndihmojë të ndiheni ndryshe.

3.

Sigurohuni të jeni një fqinj i mirë dhe gjej mënyra për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ty.

4.

Telefono një mik sa herë ndihesh vetëm!

5.

Fol me dikë që s’e njeh. Mund të jetë kushdo me të cilin mund të bësh një bisedë interesante.

6.

Mos ngurro të kërkosh ndihmë profesionale nëse frika nga vetmia shtohet çdo ditë e më shumë.

 

Check Also

Gabimi i tij i kushtoi humbjen skuadrës, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =