Home / Kryesore / Vetmia e Magjishme e Provincës!

Vetmia e Magjishme e Provincës!

Nga Miho GJINI –
Në filmin e Suedezit Colin Nutley/
Nganjëherë, vetmia e fshatit, të afron aq shumë kërshëri e qetësi shpirti, në ekranin e vogël, aqsa të duket sikur ke gjetur “Lumin e Jetës”! Po edhe “Covid 19”-ta,-të referon mbylljen në vetmin e “Lock Down-it” dhe , ky i fundit të rrëfen parreshtur “Netflix”-in, që të zhytesh e të mos dalësh më nga “Galeria e Filmit”!. Më rrëmbeu tmerrësisht shumë fimi amerikan për “Ana Kareninen” e Tolstoit, më bënë për vete seriali francez për korrupsionin e politikës me Gerard Depardiu, disa seriale spanjollë me skenare e interpretime tronditëse, disa kryevepra te kinematografisë italiane me Desikën, De Santis e me regjinë e Roselinit dhe kështu me rradhë, shtëpia të afron rrishtazi nostalgjinë e kinemasë dhe dashurine e rezikuar të artit! Më në fund, po mbrëm, emë rastisi dhe një film suedez i vitit 1998, me titullin “UNDER SOLEN”(“NËN QIELL”), i cili, me vërtetësinë lemeritëse të fshatit nordik, zbulon peezinë e pazmës njerëzore, largë dukurive të tjera të shablloneve e të të gjitha llojeve të zhurmave…
Gjithësejt me tre personazhe, një qën e dy kuaj, në gjirin e natyrës. Jo si heroi i De Fos në ishull, po një Robinson Kruzo i sotshëm, po kaq i vetmuar dhe në një kohë shumë më të gjatë vetmie se ai…Paksa i veçuar nga qendra e fshatit e varrezat, në ngrehinën e dërrsave të nje Fermeri të harruar nga Bota, që duket sikur do të zërë nënë vete! Mbetur qyshkuri i robëruar me nënën e tij, po kaq të vetmuar, e cila e la jetimë, pa bërë shumë prokopi e pa i buzëqeshur jeta as asaj e as atij. Pa mundur të vejë as në shkollën e largët. të aaj zone… Aty me zogjtë e pulave e me shokun e tij më të afërt, qënin besnik, me të cilin vërtitet gjithandej e në mbremje, i rraskapitur nga puna në arrë, flë me të, në minderin e vjetër!
Një njeri që ndjekë me fanatizm të vetmen porosi që i la e ëma para se të vdiste: të kurdiste orën e murit fiks në orën 9 të mëngjesit të çdo dite, të derrdhte uturakun në afërsi të kotecit të pulave, t’i nxirrte pulat e zogjtë të çukisnin dhe t’i shpinte të dy kuajtë në basenin më të afërt. Në qershor e kosiste dhe e shirte po vetë, edhe grurin… E s’i mbetej kurfarë kohe të gjorit njeri as për te psonisur, bile as që të martohej, siç bënin fshatarët më përtej tij, aq më tepër se, e shkreta nënë, i la si trashëgim edhe një unazë floriri që i biri i mbetur fillikat i vetëm, të kujtohej ndonjë ditë për këtë ligj të pashkruar të jetës!! .
I begenisur vetëm prej një djaloshi flokë-kuq, që i vinte në ndihme në të përditëshmen e tij të mundimshme, i cili kishte parë Amerikën e ishte kthyer prej andejë, me “përvojen Amerikane” të një jete më praktike dhe qe do të sillte më pasajë edhe njëfarë shkatërrimi! Thelbi i “qetësisë së prishur”, do të ishte përsëri një grua e bukur që do të vinte befas ne ketë shtëpi të mënjanuar e të harruar nga Perëndia! Olofi do të kërkoj nëpërmjet gazetës lokale nje amvisë, që te kujdesj për lopën, pulat, mase edhe për të dy kuajt, si edhe për nikoqirepsjen e barangës së tij te mjerë, e cila nuk do të vononte të vinte e, për bela, qënkish edhe e bukur!.. Pa i vajtur fare mëndja se duhej të kishte në shtrat edhe nje grua! Kaq e vërtetë ishte kjo, sa që, pas publikimit të kësaj kërkese, që aty të shkel këmba e nje gruaje, nuk preokupohet asfare që të ndreq, sado pak shtëpinë, çatinë e saj që pikon, si edhe dhomën e vetme, ku do hyjë një femer, me krevatin e braktisur 20 vite më parë, rrethuar prej rrjeta të shumta merinangash! Njeriu Olof u ndodh befas në kohën më primitive të njeriut!
Një subjekt, do ta quaja sa të varfër , aq edhe të jashtëzakonshëm, kur njeriu i provincës harron edhe vetveten! Regjisori Colin Nutley ndodhet në një terren të pastër e ka përpara objektivit të kamerës njeriun e virgjer, të njësuar me natyrën e origjines, qe e jeton dhe njëkohësisht e harron vetveten, në atë përkushtim të zakonshëm për gjën e gjallë dhe për jetën e tij, një jetë po aq e thjeshtë dhe e virgjër, e pa cënuar nga “viruset njerëzore”, nga ligësia e intriga, nga ligji i largët i qeverisë dhe hija e kishës. I miqësuar me kafshët e buta, që janë e mbeten ca më te “njerëzishme ” edhe nga vet njeriu,, Regjisori e sheh këtë realitet nga brënda e nga jashtë, pa e trazuar, zbukuruar , po edhe pa e prishur imazhin. E lë po kaq të varfër e të qetë. Me syrin e tij të brendshëm që posa ka filluar të ndjehet, të lëvizë ngadalshëm, ndërkohë që dy zogjë artificial në kuvli,-të kurdisur po ashtu-, “cicërijnë” parreshtur, gjatë kohës që disa avion çajnëe qielliin e pastërt në të rrallë dhe, “të panjohurit burr-grua” shohin tinëzisht njeri -ttjetrin po kaq të qetë.
Regjisori i përkor nuk nxitet të sajoje reagime habie, lëvizje të kota dhe truke. Fillimisht nuk e cënon ketë lloj jete dhe gruaja e bukur sillet sikur ndodhet përpara një jete normale, pa qenë nevoja të “lozë” zonjushën qytetase, apo të nisë të ndryshojë gjithëçka, të bërtas a t’ia mbath nga errdhi,pa e duruar anormalitetin e pritësit gati të “paralizuar” nga kjo arrdhje e papritur dhe e paparashikuar! Se pari , do t’ia niste e heshtur me shmangien e rrjetave të merimangave, me pastrimin e pluhurit të viteve qe s’mbahen mend, me eleminimin e therrjeve barbare të pulave që turfullonin lemerishëm nën thikkën etij…, po edhe nga vështrimet tinzare seksuale e me plotë zili te djalit te kthyer nga Amerike, i cili kujton se e mira i errdhi përmes qiellit!
Me një psikologji tepët të hollë, regjisori nordik, ndjek me kamera edhe “zgjimin letargjik” të këtij burri naiv, të perkor e pa vese, i cili nuk ka vën dorën kurrë mbi nje grua, që nuk ka bërrë asnjëherë për be seks, që mund të shtyhej ende në virgjërinë e vet, po te mos kishte arrdhur në barangën e tij kjo grua e bukur, me sy boj qielli, që me kaq ngadalësi e natyrshëm hyri edhe në jetën e tij prej beqari “të staxhionuar”!….Kemi përpara idilin e dashurisë së parë të një burri 40 vjeçar!…Filmi ka skena intime të hatashme, qe i shpalosin me art këto të vërteta te njeriut, -etje natyrore të pasionit të mishit e të gjakut, të cilat vijnë gradualisht, here tënëzisht, nga vrima e çelësit a nga të çarat e dërrasave të karakatinës së tij, kur ajo është e dytyruar të bëj banjo në një vaskë të vjetër e të lahet me kanaçe, herë në përballje ndroje e frike nga “e panjohura e bukur” e derisa marrdhënia e tyre seksuale do të vijë e harbuar, si ajo e njeriut primitiv, kur shiu bie mbi ta, bashkë me dërrasat e shtëpisë që rrezohen…Dhe pa u shqitur trupërisht prej britmave të “Amerikanit” që vjen papriur e i kërkonte me ngulm! Ata kishin humbur vetëdijen, sapo kishin rilindur edhe një herë!
Colin Nutley s’ka asnjë tepëri në këto skena sensuale, veçse vërtetësi, kompozime të natyrshme, orgaikike, që rjedhin e evidentohen vetiu, brenda shpirtrave e natyrës së njeriut të provincës, për të dalur tashmë prej saj njëherë e mirë , po me atë ndijesi estetike e art që përcillet llava e zjarrtë dhe e pashuar e një jete vullkanike që zhvillohej e ndizej vetiu, përbrenda vetes.
Olofin, burrin e virgjër dhe analfabet, Fermerin e ndershëm e punëtor që s’ka kohë as te merret me vetveten e interpreton aktori Rolf Lasggart, me shtatin e tij të bëshëm e të lartë, me naivitetin fshatarak më të përsosur, me butësinë e nje krijese të pafajshme e me ndrojtjen e nje mashkuli, të cilin e trëmb prania e një gruaje, para se të njihej me të fshehtat e mistreve te aj, te cilat do ta mrekullojne këtë njeri të mire të natyrës së virgjër, aqsa arrine t’i thote asaj me ngashërim: “Më mëso tani”!, sikur të kishte zbuluar një kontinent tjetër a një planet të ri, më përtejë rruzullit tokesor! Elenin, gruan qe do te ndryshoj botën e këtij njeriu , i interpreton , Helena Bergstrom, e cila vjen të “ndreq ” edhe jeten e saj (të mistershme!) diku largë, veçuar nga bota e gënjeshtër, më pranë natyrës, edhe pse nuk e njehë fare njeriun e mbyllur që e “ka kërkuar për grua!” dhe, do te provoj të largohet, pasi i ka dhënë atij gjithëçka mundej e kishte si femer, me flakërimën e zjarreve të pashuara që përkulën “Kaun e Parmëndës!”.
Natyra e kësaj gruaje qe jep pa kursim, dashuri e jetë, di edhe të largojë nga jeta e çiltër e ketij burri naiv, edhe të ligun, zilarin e babëzitur që donte të hynte dhunshëm në jetën e tyre. Po, pa interpretimin krejt të vecantë të Erikut nga aktori Johan Vindeberg, filmi nuk do të ishte i plotë, në kompozimin e trekëndëshit të mrekullueshm që ka ky subjekt i viseve nordike në “harmoninë e të kundërtave”! Djali i shërben këtij njeriu të mirë, me pafytyrësinë më të madhe, për ta zhvatur, sa të mundet më shumë! Duke hyrë e dalur aty, si të ishte shtepia e tij, bile edhe duke e tallur, më pastajë edhe për ti “rrëmbyer” gruan, me etjen e një të ligu të dregraduar e cipëplasur, E që aktori , me syrin e nuhatjen e një gjarpëri, i jep që te gjitha këto me natyrësin e lirshmërine më te madhe, me bindjen e tij të verbër, e me atë “hedhje hiri” në sytë e tjetrit.Aktor i mëvetshëm edhe ky dhe që, me të tre së bashku, përbëjn trekëndëshin e “artë “të pirostisë, brënda së cilës ndizen “urët e zjarrit”!
“House Of Angelss” (“Shtëpia e ëngjeve”)
Si një simbol artistik vjen ne krijimtarin filmike të Colin Nutleyt vepra “Hause Of Angelss”, kur në provincë do të gjëndeshin për çifin e mërguar e te dashuruar, jo vetëm shtëpia e djegur, por edhe shpresat, bashkë me ëndrrat. Regjisori zbulon anën tjetër të provincës: “pellgun e veçuar të ujrrave”, atmosferën konservatore e patriarkale, vatrën e kotësive dhe të llafeve të tepërta, dashuritë e ndaluara dhe mëkatet e fshehta që bëhen, deri ne selinë e shenjtë të kishës, Me penelata të forta e kontraste, ku nuk do të mungojë në ekran as gjelbërimi dehës, natyra e plotë, me tone të jashtëzakonëshme ngjyrash, me gjiret e virgjera e të fshehura të saj brigjeve, me horizontet e magjishme, me trokun e kaloshinës që rrëshqet nëpër gjarpërimet e rrugëve nën pemë e pyje.
Si edhe ajo copë jetë që shprehë gezimet e lira të fshatit suedez, dancet e tryezat familjare ku pihet vera, bashkë me kënaqësitë e çastit…Midis këtyre imazheve kontrastuese , Colin Nutley, shpreh me mjeshtëri edhe “plagën” e vëndasve, emigrimet e hershme në “tokën e bekuar nga Zoti”, në Amerikë , nga ku venin e vinin qysh në vitet e para të rimëkëmbjes, për të rrërfyer se sa e bukur, e madhërishme eshtë ngritja e një qyteti si Ny Jorku, me kulturën qytetëruese të vet, ku dominon frrymëmarrja më e gjërë, midis “pyllit të grandaçelave që shpojnë qiellin”, duke përcjellur edhe shëtitjen e tre vëllezërve suedez në rrugët e këtij qyteti të zhurmshëm e marramëndës, mikpritjen e vëllait të tyre më të vogel (të interpretur nga i mrekulluehmi Rolf Laseggad), ku nuk do të mungojë edhe bija e njerit prej tyre (po me interpretimin e Helen Bergstrom), si edhe vdekja (nga lumturia) e vëllait më të madh që do te sillej në fshatin suedez me arkivolin prej ari…..
Po, nëqoftëse tek “Under Solen” ka një vije lineare e me plotë kërshëri jete të romantikës, njëherësh e të primitivitetit të provincës, si edhe një treshe personazhesh vetmitar, këtu kemi e shohim një shoqëri më të gjërë, me personazhe të vjetër e të rinjë, me gra të të gjitha llojeve, qe të gjithë të spikatur si karaktere, mpleksur me të fshehtat e tyre, kinse të harruara e të “mbuluara” , që do të kujtohen me arrdhjen e dy artistëve të pazankontë, të cilët stonojnë me jetën e fshatit e që, menjëherë do të krijojnte kontraste , kundërvënie , bile edhe përplasje femërore(!)…Ku, nuk do te mungoje, ekstravaganca e së resë së sapo arrdhur , po edhe guximi e saj, si edhe shpërthimi anakronik, ndaj saj, që sa vjen e duket e papranueshm, Po një e re si kjo artiste e Helen Bergstom, do t’i sfidojë aq këndshëm, me bukurinë, elegancën e tonin mospërfillës, bile edhe , në ndonje rast, me heqien e mantelit që e mbulon, duke rrëfyer kështu, po kaq provaketive, edhe trupin e saj të derdhur në “mermer”, ashtu si e ka bërë natyra dhe e ëma e panjohur(!) e që bëhet objekt e subjekt i këtij filmi social, derise asaj do t’i gjendej i ati ,po jo edhe e ema! Si ne dramat e Henrik Ibsenit, po ashtu, derisa në këtë histori do të hyjë e do të perzihet edhe nje prift pa kurfar morali!
Vetëm se, do të mbetet, si i fiksuar në ekran, vështrimi plotë jetë i ketij regjisori të madh, i cili “operon” me “copa të mëdha piktorike”, duke i dhënë ngjarjet e njerëzit në masën e duhur, pa spekullime, pa lojë e zbuukrime të tjera, në zhvillimin e tyre e pa i thën të gjitha përnjëherësh, tablo pas tabloje dhe me një tonalitet ngjyrash te forta , me personazhe të një sfere , sa të gjere po aq eedhe të domosdoshme, kurdoherë të skalitur , midis të cilëve, eshte thuje i gjithhershëm e i bukur interpretimi bashkëhohor i Helen Bergstrom që ka këtu rolin parësor, si edhe ai i Rolf Lasseggard, me një rol të dytë a të tretë fare, por që sjell ne ekran tashmë njeriun shpirtbardh skocez, të qytetëruar e të emancipuar në Amerike, tepër më lartë, shumë më largë, nga ai njeriu i provices tek “Under Solen”.
“ANGELS” dhe Rrënia e një YLLI
Pas këtyre filmave panoramik mbi jetën e një shoqërie nordike, ja ku arrinë nje regjisor-psikolog, si Colin Nutley, edhe ne pasqyrimin e fatit të një njeriu. Përball tij është historia reale e “Yllit të Rokut” Angel Host, venitur që në vitin 1880. e cila krijoi një “metodë të re” për të ringjallur karrjerën e saj të mëparshme dhe duke rrëmbyer kështu famë mediatike , me trillimin e vdekjes së saj! Duke hyrë pashmangshëm në psikollogjine e artstit, paralelisht nga lidhja e pazgjidhëshme me atë të shoqerisë borgjeze, ku edhe liria e shprehjes, po edhe ndëshkimi eshte po aq i rreptë, sa të arrij deri edhe ne vrasjen e “ëndrravev” të një artisti.Po edhe të vet atij, duke përfshirë këtu mospajtueshmëritë ekstreme, dështimet, egocetrizmin e intrigat, jo pak herë përmasat mbytëse të inateve,mërive e pasioneve vrastare të të tjerëve ndajë një individi që shkëlqen shkujdesur!
Regjisori nuk do të ndahet këtu, përsëri me dy nga interpretuesit e tij më të mirë, të Helen Bergstrom në rolin e “Yllit të Rokut” Angelika dhe të Rolf Lasseggard në rolin e e Rikardit, kompozitorit, njëherësh edhe bashkëshortit të saj në filmin përtkatës. Dhe novela romaniko-dramatiko që merr fund tragjikisht, do të jepet realisht,Bardhë e Z i, me të gjitha pasojat e një jete të lëshur, pasionante, kur lakmia për më shumë shkëlqim karrjere, bëhet marramendëse e shkatërruese, si nje ambicje qe del mbi mundësitë e tyre e të shoqërisë përreth tyre.
E vjen nje çast, kur pas disqeve të shitura nuk ka më ecje përpara, evente e shklqime dhe, në kokën e artistes Angelika të Helena Bergstrom, do të gjendet e do te perdoret “trilli i zhdukjes” së saj, si një mbytje e rastit, për t’u shpallur si e vertetë, me nderet që u bënë kisha e njerëzia gjithë atyre që ikin nga jeta (!) e që ajo ta gjente lavdinë e mëtejshme, sipas saj, pas këtij mashtrimi të madh! Pa e menduar “të pa bërën: skandalin mediatik” pas vdekjes së sajuar dhe “jetës së pasvdekjes” në parajsën reale të Tailandës…Sepse, gjithmonë ka “nje sy të fshehtë”që nuk flë, ri zgjuar, i ndjekë nga pas e i zbulon, duke shënuar kështu edhe fundin e pandreqshëm, vdekjen reale!
E ne do të shohim, njerapastjetrës skena të tëlla, kur e fshehta del sheshit e behet publike, kur nektari i dashurise së çiftit përherë të dashuruar , do të zbehet prej një pakujdesie , ca më tepër të të shoqit të saj, me dyshimet reale të një tradhëtie bashkëshortore që bëhet tejet e rezkëshme… Shfaqet kështu mëria, përplasja dhe dëshpërimi, kur urrejja e një grua tjetët, e afërt me të, do të ishte shumë më e madhe dhe e pafalshme(!), gjatë mungesës së saj, saqë nuk do te “ndreqej e falej” më, derisa te vendote më në fund: “grryka” e kobures! Dhe “Ylli i Rokut” do te bjerrrë e shtrirë në skenë, me mikrofoni në dorë, mbi skenën e shkëlqyer përsëri nga triumfi i ri, që nuk do ta gëzonte askush!…..
Kinematografia Suedeze ka YLLIN E SAJ TË NDRITSHËM, Regjisorin e famshem Igmar Bergman (1918-2007), po që vazhdon edhe me regjisorë më të rrnjë, sikunder është edhe anglez Colin Nutley- që i është përkushtuar këtij vëndi të gjelbër. Nga filmoteka e këtij regjisori suedez me përvojë , kanë shumë për të mesuar edhe regjisorët tanë të rinjë, Së pari, me bindjen se nuk mund të fillojë të realizohet filmi , pa një dramaturgji serjoze, me subjekt a pa subjekt, po me imazhe jete të fuqishme, ku shpaloset natyra e njeriut, bota e tij, me te gjitha detajet që ka personazhi, me kontrastet , zhvillimet e brendëshme dhe detajet, me lidhjet reciproke, po edhe me nyjet e vargëzimit kompozicional.
Në të tre filmat e Colin Nutleyt arrihet “magjia filmike” sepse vihet ne epiqendër njeriu, pra aktori që mbush ekranin, me gjithanshmërinë e jetës, pa tepëri, me boten e tij të pasur, si tek “Under Solen”, me kompleksitetin e realitetit shoqërror, si tek “Hause Of Angels”, si edhe me novelën romantike të njëp artisteje të madhe të rokut, si Angela Host që kerkoi të vejë më përtejë vetes dhe që i duhej të sajonte “jetën e dyfisht” të saj po edhe të njerëzve përreth. Në një skenar tjetër filmi (” To Love Someone”-Të duash dikë) komplikacioni i nje jete dhe mesazhi filozofik e moral-shoqëror, është dhe më tronditës, duke rrëfyer se sa e rënd behet jeta e një gruaje, e cila eshtë rrahur e abuzuar me dhunë sekuaale! Pa skenar të mire nuk ka film të mirë!
Një djal i ri shqiptar si Joni Shanaj, i biri i Mevlanit, që ka studjuar regji në Institutin Suedez të Filmit, vura re se e kishte nje skenar të tillë, me pretendime dramarturgjike e me kompleksitetin e njerëzve të dyzuar , kur ngjarjet, veprimet, natyra, realitetet e jetët njerëzore ngërthehen , si ne filmin e tij te parë “Pharmakon”.
Si pasojë, qoftë edhe një shpalosje e guximshme jete e një mjeku kafshësh si ajo e Doktorit që interpreton Niko Kanxheri, do të vlente sa për dhjetra filma -modeli, për të krijur e patur në filmotekën tonë edhe realizime të tilla, si të regjisorit suedez Colin Nutley, për të cilin folëm me respektin e një vëzhguesi, duke u ndalur në mbresat që na la mjeshtëria e tij , me imazhet e fuqishme të ekranit e sidomos me kompleksitetin etiko-moral-social e filozofik të njeriut…
Gjeta ne Netflix edhe 10 filma të tjerë të këtij regjisori të talentuar të ekranit, po më kot u lodha së kerkuar edhe ndonjë film shqiptarë apo grekë.
Nuk ka! Po përse nuk ka? Se e quaj të pamundur të mos ketë, duke parë që ,prej kësaj Agjensie prestigjioze të përzgjedhjes publike, ka “rrëshqitur” edhe ndonjë film i dobët, amatoresk, ndërkohë qe edhe ne kemi filma me nivel artistik që mund t’i rrëfenim edhe BOTËS, me vizonin e tyre. Atëhere, ngutem të beje, pyetjen e dytë: A nuk kemi ne organizma, qe të vëzhgojnë, të referojne aty ku duhet të bëhet dhe pastaj t’i hyjne këtij proçesi?! Sidomos tani, kur për të gjithë ne “të ngujuarit” e Cocidit-19, shtëpiat tona i kemi edhe si kinema reale per veten tonë…
(Shkruar në Athinë, ne javën e pare të prillit 2021, ne kushte LOCKDOWN)

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 17 =