Home / Kryesore / Vetëvendosje vjen në pushtet por, kujdes nga uria për sukses

Vetëvendosje vjen në pushtet por, kujdes nga uria për sukses

 

Genc Prelvukaj

Tanimë është e qartë që Vetëvendosje vjen në pushtet. Është ora e saj. Megjithatë paralelisht urisë për sukses, strukturat drejtuese të saj duhet të kenë kujdes me elementin e mbledhur brenda, që aq sa e pasuron edhe e kërcënon atë.

1.Ka kosovocentrike por edhe pro bashkimit kombëtar
2. Ka të majtë të skajshëm por edhe të djathtë të thekur
3. Ka fanatikë por edhe liberalë
4. Ka fetarë të ngurtë por edhe ateistë
5. Ka shumë të ndershëm por edhe hajdutë të kontrabanduar së fundi nga partitë tjera
6. Ka pro dhe anti erdoganistë
7. Ka pro dhe anti rugovistë
8. Ka vlera të reja të mbledhura por edhe ish funksionarë të shterruar të partive tjera
9. Ka patriotë e idealistë, por ka të tillë që mezi presin të vijnë në pushtet për interesa personale.
10. Ka të arsyeshem por edhe demagogë
E kështu me radhë

Në këtë kontekst, Kurti duhet të luftojë në dy fronte : Ta zhvillojë vendin si Kryeministër nga njëra anë dhe ti menaxhojë diversitetet brenda partisë së tij njëkohësisht duke e mbajtur larg pushtetit shtresën me potencial korruptiv. Detyrë e vështirë megjithatë jo e pamundur për ta bërë.

Check Also

5 apo 6 doza në një shishe të Pfzizer? Suedia merr vendimin drastik

Suedia bëhet një nga vendet e para, e cila ka ndaluar pagesat për vaksinën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 10 =