Home / Aktualitet / Vetëm pak orë që hynë në grevë, dërgohen në spital dy naftëtare

Vetëm pak orë që hynë në grevë, dërgohen në spital dy naftëtare

Dy prej grave naftëtare që janë futur në grevë urie janë marrë nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit pasi kanë pasur probleme me tensionin.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore ato thonë se do t’i bashkohen sërish grevës. Shumë prej grave që janë futur në grevë urie trajtohen me ilaçe për shkak të problemeve shëndetësore që ato kanë.

Sot, në ditën e 18 të ngujimit, për shkak dhe të gjendjes së rënduar shëndetësore të 10 grevistëve, naftëtarët kanë vendosur që të bëhet zëvendësimi i tyre me 18 persona të tjerë.

Këtë herë personat që u futën në grevën e urisë janë gratë naftëtare të cilat u izoluan në ambientet e qendrës shëndetësore.

Krahas vijimësisë së grevës bëhet me dije se do të vazhdojnë paralelisht dhe protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje të problematikës së naftëtarëve për në marrjen e pagave të prapambetura, lidhjen e kontratave individuale dhe rifillimin e punës.

Check Also

Covid-19 shënon një tjetër viktimë në Shqipëri, ndërron jetë prifti

Ditën e djeshme janë shënuar 7 viktima nga COVID-19. Virusi mësohet se i ka marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − 3 =