Një infermiere 29-vjeçare ka humbur jetën papritmas nga koronavirusi në Britani. Ajo sapo ishte bërë nënë dhe la pas 4 vajza të mitura.
Infermierja 29-vjeçare u infektua me koronavirus, ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe vdiq një javë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të katërt.
Kolegët e saj në Spitalin North Tyneside në veri të Anglisë mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Becky Reagan, e cila punonte si infermiere në përballje të vazhdueshme me pacientë të infektuar me koronavirus.
Gruaja e re ka punuar në vijën e parë të betejës me COVID që nga janari i kaluar, ndërsa nëna e saj tregon se ajo e donte shumë punën që bënte.
“Ne kemi humbur një grua të mrekullueshme, një vajzë të bukur dhe nënë të katër vajzave”, tha nëna e saj, ndërsa shtoi: “Becky e donte punën e saj”.