Home / Aktualitet / Vetëm një muaj pasi erdhi në fron, ndërron jetë Mbretëresha e Zulu

Vetëm një muaj pasi erdhi në fron, ndërron jetë Mbretëresha e Zulu

Familja mbretërore Zulu në Afrikën e Jugut, ka njoftuar vdekjen e monarkes së saj, Mbretëreshës Shiyiwe Mantfombi Dlamini Zulu, vetëm një muaj pasi mori fronin.

Mbretëresha Mantfobi ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, ndërsa shkaqet nuk bëhen të ditura. Një zyrtar i afërt i oborrit mbretëror, tha se vdekja ishte një befasi e madhe për familjen.

“Jemi tronditur nga ky lajm i dhimbshëm”, tha Princi Mangosuthu Buthelezi.

Mbretëresha Mantfombi u shtrua në spital një javë më parë pasi pësoi një sëmundje të pa specifikuar, raportuan mediat e Afrikës së Jugut.

 

 

Ajo mori fronin më 24 mars, pasi burri i saj 72-vjeçar, Mbreti Zëethilini, vdiq në spital nga ndërlikimet e lidhura me diabetin.

Ai e kishte drejtuar kombin për gati 50 vjet – duke e bërë atë monarkun me afatet më të gjata të Afrikës.

Kush ishte Mbretëresha Mantfombi?
Mbretëresha MaDlamini Zulu mbante statusin më të lartë midis grave të mbretit, pasi ajo vinte nga mbretëria.

Ajo ishte motra e Mbretit Msëati III të Esëatini, monarku i vetëm absolut i Afrikës.
Mbretëresha MaDlamini Zulu kishte tetë fëmijë, pesë djem, me mbretin e ndjerë, raporton BBC.

Djali i tyre i madh, Princi Misuzulu 47-vjeçar, është favorit për të marrë fronin, thonë raportet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =