Home / Bota / Vendosi të lërë mandatin, Presidenti Matarella pranon dorëheqjen e Kryeministrit Conte

Vendosi të lërë mandatin, Presidenti Matarella pranon dorëheqjen e Kryeministrit Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka paraqitur dorëheqjen ditën e sotme të President i vendit, Sergio Matarella.

Presidenti Matarella pranoi dorëheqjen pas një bisede të shkurtër midis tyre. Më herët ditën e sotme, Kryeministri Conte kryesoi mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave ku dhe i bëri të ditur atyre se do të japë dorëheqjen.

Dorëheqja e Conte-s erdhi pasi aleati i tij në qeveri Mateo Renzi u tërhoq nga shumica qeverisëse. Pavarësisht se Conte kishte mbështetjen e senatit, ai përsëri vendosi të jepte dorëheqjen.

Ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq në 13 janar 2021 nga koalicioni qeveritar italian duke e zhytur vendin në krizë. Ai njoftoi dorëheqjen e ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, të cilët kanë përgjegjësi përkatësisht për bujqësinë dhe familjen, si dhe nënsekretarin për punët e jashtme Ivan Scalfarotto, në një konferencë shtypi, duke i hequr kështu mbështetjen Kryeministrit Giuseppe Conte

Check Also

PD dhe LSI bëhen bashkë kundër Ramës në zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike dhe LSI kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të 25 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =