Home / Aktualitet / Vendosi eksploziv në banesën e 17-vjeçares/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Fushë-Krujë

Vendosi eksploziv në banesën e 17-vjeçares/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Fushë-Krujë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi i cili dyshohet se mesnatën e kaluar vendosi tritol prtanë banesës së një 17-vjeçareje në Fushë-Krujë për të cilën dyshihet se është abuzuar seksualisht më parë nga disa persona.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila bën me dije se në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe që tashmë është i shpallur në kërkim, është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

“Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale. Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.”, njofton policia./CNA.al

Check Also

“Romeo dhe Zhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 9 =