Home / Aktualitet / VENDIMI: KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati

VENDIMI: KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati

Vendimi i arsyetuar i shkarkimit të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Fatmira
Hajdari motivohet me mungesën e burimeve të ligjshme për 12 vite
radhazi, me pasuri dhe transaksione të padeklaruara si dhe me veprën e
“ndërtimit të paligjshëm” të një pallati –i cili u konsiderua nga KPK si
cenim i besimit te drejtësia.

Kualikimit për gjyqtaren e shkarkuar të Apelit të Tiranës, Fatmira
Hajdari zbulohen një mori transaksionesh nanciare të padeklaruara
apo të deklaruara në mënyrë të pasaktë, ndërsa analiza nanciare e
nxjerr gjyqtaren me minus 96.6 milionë lekë – një nga diferencat
negative më të mëdha që prej llimit të procesit të vetingut.
Trupa që kreu vetingun vë në dukje se përveç 18.7 milionë lekë të
pajustikuara deri në vitin 2003, kur llon edhe procesi i deklarimit të
pasurive për zyrtarët, ishin edhe 80.8 milionë të tjera të ndarë 12 vite
nga viti 2003 deri në vitin 2016.
Pasuritë me probleme, kryesisht të lidhura me zonjën Hajdari dhe të
birin, përfshijnë një pallat në afërsi të rrugës së Elbasanit, qiramarrjen
dhe shitje e një lokali bar-kafe në Qytetin Studenti, një apartament,
një dyqan apo transaksione me aksione kompanish.
KPK vë në dukje në vendim se ndërtimi pa leje i një pallati në tokën që
nuk zotërohej nga subjekti ishte vepër penale. “Në këto kushte,
subjekti, me kryerjen e këtij ndërtimi në një pjesë toke që nuk ishte në
pronësi të saj dhe e papajisur me leje ndërtimi, ka konsumuar
elementet e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm,” thuhet në
vendim.
Bougainvill…
VENDIMI: KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati
Komisioni tha se veprimet e Hajdarit mbi tokën që nuk e zotëronte
dhe mosrespektimi i ligjit kishin cënuar besimin e publikut te
drejtësia. “Në vlerësim të Komisionit, tërësia e veprimeve për kryerjen
e ndërtimit të objektit ***-katësh pa lejet përkatëse, në kundërshtim
me legjislacionin në fuqi, tregojnë një raport të tillë të subjektit me
zbatimin e ligjit, i cili është i papranueshëm për të pasur besimin e
publikut,” thuhet në vendim.
Fatmira Hajdari është e veja e Azem Hajdarit, deputetit dhe njërit prej
drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit kundër diktaturës në vitet 90’, i cili u
vra në vitit 1998. Ajo i kundërshtoi pretendimet e Komisionit gjatë
seancës dëgjimore përballë trupës së kryesuar nga Roland Ilia, me
anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja.
Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si
gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga
Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Paratë e pajustikuara
Vendimi i zbardhur i Komisionit është fokusuar gjerësisht në dy prej
pasurive të gjyqtares Hajdari. Lokalin e marrë me qira nga i biri në
Qytetin Studenti dhe një pallat i ndërtuar pjesërisht me paratë e
shitjes së aktivitetit të parë.
Ndërsa përmend një sërë transaksionesh me bankat që nuk përkojnë
apo nuk janë deklaruar saktësisht në vite, Komisioni vë në dukje se
një pjesë e transaksioneve ishin të dyshimta. Kështu sipas vendimi të
KPK, djali i gjyqtares kishte marrë një kredi në vitin 2007 që
pretendohej se ishte përdorur për të rikonstruktuar mjediset e ishsallës së lojërave në Qytetin Studenti.
Por KPK thotë se z.Hajdari i mori këto mjedise në dorëzim vetëm në
vitin 2009 dhe se para kësaj kohe, kishte qenë e pamundur për të
kryer investime në mjedise publike, pa shkelur ligjin apo pa cënuar
garën që duhej të mbahej në dhënien me qira të ambienteve.
Justikimet e Hjadarit se kjo ishte bërë me një marrëveshje, “fjalë
burrash” me drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë që administronin
pronat publike, janë konsideruar justikime të pamjaftueshme nga
Komisioni.
Sipas KPK-së, aktiviteti për të cilin supozohet se ishin investuar 18
milionë lekë nuk kishte pasur thuajse asnjëherë tim, kishte tatime të
papaguara dhe detyrime lokale të papaguara. Një deklarim i Hajdarit
për 20 milionë lekë time aforfe u cilësua nga KPK si i pabazë.
Komisioni ngriti dyshime nëse investimi në vlerën e përmendur ishte
kryer. Po ashtu, KPK arsyetoi se kontrata për shitjen e aktivitetit tek të
tretët, pasi më herët prona u ishte kthyer trashgimtarëve, ishte e
dyshimtë. Sipas kontratës me tre palë, që përfshinte pronarët,
blerësit dhe djalin e gjyqtares, ky i fundit merrte 160 mijë euro për
aktivitetin që shiste (mobilim dhe punime të kryera) dhe timin e
munguar, ndërsa pronarët e tokës merrnin vetëm 100 mijë euro.
Arsyetimi i Hajdarit në këtë pikë se 160 mijë euro ishin më pak se
shpenzimet e kryera në lokal dhe se nuk mbulonin as kredinë nga
banka, u refuzuan nga KPK si të pabaza dhe me mungesë
dokumentacioni.
Pozicioni i Hajdarit u rëndua, pasi sipas vendimit, ajo dhe i biri nuk
kishin deklaruar në vitet 2007, 2008 dhe më tutje shpenzimet e kryera
në lokal dhe se objekti i kredisë ishte për rinovim banese dhe jo për
lokalin.
Pasi kishte rrëzuar këtë shumë prej 160 mijë eurosh si të paligjshme,
Komisioni rrëzoi edhe pretendimet se dy biznesmenë – miq të
bashkëshortit të ndjerë ishin ofruar të ndihmonin familjen me klering
dhe duke ndarë pjesët në ndërtimin e një pallati pa leje në vitin 2014.
Komisioni tha se për një nga bashkëpunëtorët nuk provohej marrja e
kleringut dhe se nuk kishte asnjë faturë tatimore për këtë proces.
Ndërkohë, në rastin e dytë u vu në dukje se bashkëaksioneri në VENDIMI: KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati
ndërtimin e 50 për qind të godinës nuk kishte të ardhura për të
justikuar investimin.
Vetëm këto dy veprime e rënduan ndjeshëm bilancin nanciar të
gjyqtares, që sipas analizës së Komisionit justikonte me burime të
ligjshme 55 milionë lekë të ardhura në vitet 2003-2016, por kishte
kryer 118 milionë lekë shpenzime, kishte 24 milionë lekë detyrime
dhe një bilanc negativ prej 80.8 milionë lekësh.
Ngjashmërisht Hajdarit iu cilësuan si shkarkuese një sërë
transaksionesh përfshi marrje kredie, të cilat ishin deklaruar
pasaktësisht apo në mënyrë të pjesshme. KPK gjeti marrëveshje
ktive për përtim kredie, deklarim çmimesh më të ulëta, shmangie
nga detyrimet skale dhe një sërë veprimesh të kësaj natyre.
Disa prej pasurive, përfshi dy transferime aksionesh nga persona të
tretë tek i biri nuk ishin deklaruar, ndërsa të tjera veprime u
konsideruan nga Komisioni si përpjekje për fshehje të pasurisë.
“Subjekti i rivlerësimit është përpjekur të fshehë dhe ka paraqitur në
mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, zotërim dhe përdorim të tij”,
thuhet në arsyetimin e KPK.
Fshehja e revokimit të vizës
Fatmira Hajdari u rivlerësua vetëm në dy kritere dhe sipas KPK, nuk
kishte deklaruar revokimin e vizës amerikane në formularin e
pastërtisë së gurës. Nga sa del në vendimin e zbardhur, Hajdari ishte
telefonuar nga zyra konsullore e ambasadës së SHBA në Tiranë më 26
janar 2016 dhe ishte njoftuar se i ishte revokuar viza.
Më 27 janar 2016, Hajdari dorëzoi formularin e vetëdeklarimit në të
cilin ky fakt nuk përmendej. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të
Klasikuar që duhej të vërtetonte nëse deklarimi ishte i saktë, e gjeti
atë llimisht të tillë. Ajo i dërgoi një raport KPK-së, në të cilin Hajdari
konsiderohej e përshtatshme. X
VENDIMI: KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati

KPK mori informacion për vizën dhe kërkoi rishikim të raportit. DSIK
pas riverikimit doli me një raport të dytë që rrëzonte të parin dhe
vendosi se deklarimin nuk ishte i saktë.
Hajdari mohoi të kishte pasur dijeni për revokimin në momentin e
dorëzimit të formularit. Ajo pretendoi se nga konsullata i ishte thënë
vetëm që duhej të dorëzonte pasaportën dhe se vetëm kur e kishte
marrë atë mbrapsh, kishte mësuar për revokimin. Ajo pretendoi se
kishte kërkuar informacion nga ambasada për kohën e refuzimit, por
në vendim nuk thuhet nëse ka marrë përgjigje.
Duke iu referuar “institucioneve kompetente”, KPK vë në dukje se
konsullata ka njoftuar revokimin me telefon dhe se Hajdari e dinte që
viza i ishte revokuar.
Përveç kësaj, Hajdarit iu vu në dukje se ndërtimi pa leje në vitin 2014 i
një pallati në zonën e “Vilave Gjermane” në kryeqytet ishte vepër
penale. KPK thotë se Hajdari dhe familja kishin përdorur për
ndërtimin një pjesë toke, që nuk kishte qenë në zotërim të tyre.
Hajdari pretendoi se toka kishte qenë gjithmonë në përdorim të tyre
dhe e kishin konsideruar si të tillë. Por ajo aplikoi për të marrë
pronësinë, vetëm pas ndërtimit dhe kërkesës për legalizim.
“Arsyeja e mospasjes së një lejeje ndërtimi është fakti i mospasjes
pronësi mbi të gjithë parcelën ndërtimore, ndonëse në përdorim të
tyre prej shumë vitesh,” citohet Hajdari nga KPK. Sipas Komisionit, ajo
pretendoi se nxitja për ndërtimin kishte ardhur nga djali dhe fajësoi
legjislacionin që i kishte hapur “rrugën si për dënimin e atyre që
ndërtonin pa leje, edhe për legalizimin e atyre që ndërtonin pa leje”.
Komisioni në këtë pikë arsyeton se ndërtimi ishte pas miratimit të
ligjit për legalizimet në vitin 2013, i cili e konsideron vepër penale
ndërtimin pa leje dhe zënien e tokës. Komisioni shprehet se në këtë
pikë, Hajdari ka shkelur ligjin.

Check Also

Horoskopi për këtë të Shtunë, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj

Dashi Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Sa i përket …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + seventeen =