Home / Aktualitet / Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, reagon PD-ja: Nuk është respektuar ligji elektoral

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, reagon PD-ja: Nuk është respektuar ligji elektoral

Deklaratë e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso:

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 6 =