Home / Aktualitet / Vendi nuk gjen qetësi nga numri i lartë i vdekjeve, ja sa raste me COVID u shënuan gjatë 24 orëve

Vendi nuk gjen qetësi nga numri i lartë i vdekjeve, ja sa raste me COVID u shënuan gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull. Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.

Check Also

Për një ditë super energjike, bëj këto 5 gjëra çdo ditë, para se të hash mëngjes

Mos e lër ditën të të ikë. Ajo sapo ka filluar. Nis çdo ditë duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 3 =