Home / Aktualitet / Vendet e lira te Këshilli i Lartë i Prokurorisë, 4 prokurorë garojnë për një pozicion.

Vendet e lira te Këshilli i Lartë i Prokurorisë, 4 prokurorë garojnë për një pozicion.

Pas pak nis votimi për zgjedhjen e prokurorëve më rang vendi për 2 vende të lira si Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Moisi Duda, prokuror i Apelit kalon automatikisht dhe ka mandat 9 mujor. Ndërsa 4 prokurorët e tjerë që janë në garë për vendin e dytë të lirë janë

• Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
• Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
• Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
• Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Kujtojmë se më 12 mars 2020 u shkarkua Arben Dollapaj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik. Ai u shkarkua me argumentin se subjekti i rivlerësimit, Arben Dollapaj, ka tri pasuri të paluajtshme, një apartament në Bajram Curri, një shtëpi në Valbonë dhe një shtëpi në Selitë, Tiranë.

Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së një hetim më të thelluar për dy banesa, atë në Valbonë, si dhe banesën tjetër në Selitë. Kjo, pasi sipas Komisionerit Publik, KPK nuk ka kryer hetim të thelluar dhe se për Dollapajn kanë ardhur ankesa nga publiku pas vendimit për konfirmimin e tij.

Më 27 shkurt 2020 u shkarkua edhe prokurori Besnik Cani të cilit i dolën probleme me pasurine, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

 

Check Also

Qeveria Britanike i konfirmon Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri mbështetjen me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor(DOKUMENTI)

Anëtarja e Parlamentit britanik Wendy Morton, njëherazi edhe Ministre për Fqinjësinë Europiane, i është përgjigjur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + two =