Home / Aktualitet / Vend ideal për shtypje!

Vend ideal për shtypje!

Nga Astrit LULUSHI-

Për çfarë i duhet koha njeriut, kur e humb edhe atë që ka? Megjithatë, e mat kohën dhe harron se ku do të kishte qenë, sa larg do të kishte shkuar, sikur të mos ishte ndalur. Kështu është jeta. Kush e di se me çfarë emri do ta kishim quajtur sikur të mos ishte e vdekshme. Sot s’ke, nesër do të kesh. Por për jetën thuhet e kundërta – “sot je, nesër nuk do të jesh”.

Ekziston një farë ngërçi në zakonin e të menduarit. Njeriu sikur hyn në një proces “gjumi”; më pas, kur ngërçi ikën, atë që s’e mban mend e quan thjesht “kohe e humbur”. Zgjohet me instiktin e një breshke që mbahet fort në tokë me kthetrat që të mos kthehet në shpinë. Ecën ngadalë, me inerci, i reziston reformës në çdo formë; reformë në drejtësi, reformë në zgjedhje, reformë në qeverisje (pa harruar se forma e mëparëshme është aty) me bijtë e shërbëtorëve të diktatorës si drejtues, të cilët e vlerësojnë daljen në krye me “populli na do”. Dhe vërtet, sepse nuk ka asnjë ligj që mund ta parashikojë opinionin publik; opinioni mund të manipulohet lehtë, mjafton të kesh parti-pushtet dhe aktivistë ose patronazhistë në çdo pallat, rrugicë e çdo lagje, si dje kur punohej 7 ditët e javës, dhe Republika Socialiste ishte shtet policor. Këto breshka mbahen fort, e nuk ndjejnë kurrfarë krahësh në shpatullat e tyre. Njerëzit janë të demoralizuar, pa fuqi; tërhiqen a shkojnë nga fryn era. Vullneti është masa e fuqisë, dhe personaliteti është shenja.

Thjesht fare: Tregtia, ligji, kushtetuta, parlamenti, mprehtësia e mendjes janë instrumente. Shoqëria është e ngathët, e heshtur, si ai kali i qetë e i mirë që lejon çdo dreq t’i kalojë pranë, por nëse e nxit vrapon si në garë. Populli ka të drejtë në ndjenjën e tij, megjithëse gabon në spekulime. Sistemi shtypës mbijeton në pabarazinë e pronës, në privilegje, në kufizime, në barriera, në kontrolle – dhe Shqipëria i ka të gjitha

Check Also

Procedohen penalisht 4 efektivë në Elbasan

Policia e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ekzekutimit te Everest Çakës, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =