Home / Aktualitet / “Vëllezrit kosovarë gjithmonë shpëtojnë turizmin shqiptar”, flet zv/Ministrja Çuçi

“Vëllezrit kosovarë gjithmonë shpëtojnë turizmin shqiptar”, flet zv/Ministrja Çuçi

Ornela Çuçi, zv.Ministre e Turizmit dhe Mjedisit ka qenë e ftuar në Fax News për të folur mbi turizmin shqiptar dhe pritshmëritë për këtë sezon.

Zv/Ministrja ka pranuar se turizmin momentalisht ndodhet në një periudhë krize globale për shkak të pandemisë, prandaj dhe i ngarkoi të gjithë qytetarëve detyrën patriotike për të folur mirë për Shqipërinë.

“Turizmi ndodhet në krizë globale. Vende të ndryshme kanë marrë masa kufizuese në mënyrë të tilla që të mos lejojnë qytetarët e tyre te dalin nga vendi. Ne si qeveri kemi një protokoll të qartë për të ndihmuar zhvillimin e turzimit në vendin tonë. Secili prej nesh ka një detyrë patriotike të flasë mirë për vendin tonë në këtë kohë të vështirë. Këto aksione nuk mund të ndodhin në dimër. Në këtë mënyrë duhet që i gjithë vendi duhet të investojë fort. Spostimin e inerteve e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, në kohën e tërmetit. Pas ditëve të tmerrshme të tërmetit arritëm ta pastronim Shqipërinë në kohë rekord. Paligjshmëria nuk mund të ndodhë më në vendin tonë. Nuk jemi më në tranzicion. Jemi 30 vite pas tranzicionit”, tha zv/Ministrja.

Ministrja nga ana tjetër e pranoi që ka një shtim të turistëve në fundjavë në pikat turistike në vend. Këta turistë tha ajo janë vendas por edhe nga Kosova, për të cilët u shpreh se janë ata që gjithmonë shpëjtojnë turizmin tonë.

“Fluksi është shtuar fundjavave gjatë dy muajve të fundit në të gjitha pikat turistike. Janë kryesisht vendas, por dhe ata që e shpëtojnë ose i japin fluksin më të madh turizmit në Shqipëri, që janë vëllezrit kosovarë”, theksoi Çuçi.

E pyetur kur do të hapet kufiri me Greqinë, zv/Ministrja tha se është një vendim që e marrin autoritetet e shtetit fqinj, por ajo shtoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që është i hapur për turizëm pa kufizime.

“Në fakt Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku do mund të bëhet turizëm pa maska. Po Shqipëria është njëvend që nuk ka kufizime. E gjithë politika është përqëndruar në dialogun me vendet e tjera për kalimin sa më lehtë të kufijve. Secili prej vendeve punojnë me ekipin e tyre të ekspertëve. Secila prej vendeve kanë një politikë të veçantë. Nuk mund të bëjmë çudira por vetëm mund të dialogojmë”, përfundoi ajo.

 

Check Also

Turku dhunon barbarisht me grushte e shkelma gruan e tij, ajo bie në tokë

Një video e bërë virale në rrjet, tregon momentin kur një burrë dhunon në mënyrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 3 =