Home / Aktualitet / Vëllai i njërit prej martirëve heq kurorat me lule të Jozefina Topallit dhe mbesës së tij

Vëllai i njërit prej martirëve heq kurorat me lule të Jozefina Topallit dhe mbesës së tij

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli së bashku me përfaqësuesit e tjerë të partisë së saj vendosi lule në lapidarin e katër dëshmorëve të demokracisë në Shkodër.

Por ajo çfarë ra në sy menjëherë pas largimit të Topallit është largimi i luleve të ish-kryeparlamentares nga vëllai i njërit prej martirëve, Ahmet Kryeziu. Ky i fundit shihet teksa largon nga lapidari të gjitha lulet e vendosura nga partia e Jozefina Topallit, ndonëse njëra prej kurorave të luleve është vendosur edhe nga mbesa e tij Adela Kryeziu e cila është dhe kandidatja e dytë e partisë Lëvizja për Ndryshim.

Kujtojmë se katër martirët e demokracisë janë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka të cilët u pushkatuan më 2 Prill të vitit 1991 nga regjimi komunist.

 

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 2 =