Home / Aktualitet / Veliaj: Rrugica ku u vra Klodian Rasha do të mbajë emrin e tij

Veliaj: Rrugica ku u vra Klodian Rasha do të mbajë emrin e tij

Me kërkesë të familjes, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do t’i propozojë Këshillit Bashkiak emërtimin “Klodian Rasha”, rrugës pranë shtëpisë së të ndjerit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij.

Veliaj u shpreh se dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme.

”Isha për vizitë aty, më kanë kërkuar që ti vënë asaj rrugicës emrin e djalit të tyre. Do ta kalojmë javës tjetër në këshillin bashkiak I ati tha dua të kaloj këtu dhe të paktën kur të shikoj tabëlen të më duket sikur e takoj përditë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, Veliaj nuk la pa sulmuar edhe opozitën, për të cilën tha se nuk e kanë hallin tek njerëzit, por tek zgjedhjet.

“Familja që ka hall thotë dua drejtësi për hallin tim, por mos e shkatërroni qytetin. Këta nuk kanë hallin e miletit, por të zgjedhjeve. Sa herë këta shkatërrojnë me keq humbasin”, u shpreh Veliaj

Check Also

Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =