Home / Aktualitet / Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, eksperti bën paralajmërimin e frikshëm: Mund të përsëriten, pasi…

Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, eksperti bën paralajmërimin e frikshëm: Mund të përsëriten, pasi…

Ervin Karamuço, profesor në Fakultetin e Drejtësisë dhe ekspert i çështjeve ligjore ka folur për çështjet sensitive si vetëflijimet dhe lidhjet e ngushta me sektet.

Karamuço u shpreh se vetëflijimet në emër të ringjalljes apo vrasjet e fshehta, nxorën në pah faktin se në Shqipëri ka sekte fetare që nuk janë të regjistruara.

Eksperti paralajmëron se këto vrasje të mistershme do të përsëriten pasi nuk ka metoda për t’i identifikuar.

Pjesë nga intervista në MCN Tv:

Karamuço: Frika ime është se do përsëritet. Metodat që përdoren nuk mund të identifikohen dot për shkak se nuk mund të provohet aktiviteti i tyre kriminal me manipulimet që ata bëjnë. Do të vazhdojnë, do të jenë prezentë. Kanë një lloj imuniteti nga institucionet, nuk e kanë problem.

Gazetarja: Çfarë do të thotë kanë imunitet nga institucionet?

Karamuço: Nuk kanë lidhje shkakësore midis veprimeve dhe mosveprimeve të tyre. Ka patur një rast në SHBA. Ishte një çerdhe. Në këtë 5 vjeçar në SHBA, një prind u mblodh në takimin me prindër dhe tha se fëmijët tanë po abuzohen. Po bëhen rituale okulte me ta. U arrestuan të gjithë punonjësit e qendrës dhe ky është gjyqi më i gjatë dhe më i kushtueshëm në SHBA, ku janë thirrur shkencëtarë teologë, ekspertë për të lidhur veprimet e tyre me pasojat tek shëndeti i fëmijëve dhe në fund fare edhe pse pati dënime me burg, pati dhe lirime se nuk u provua lidhja shkakësore. Këta e mbajnë këtë si trofe që forcave të errëta nuk ke çfarë tu bësh.

Check Also

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =