Home / Showbizz / Vazhdon sherri mes Xhensilës dhe gazetarit: Mos më bëj viktimën, se të jap ca shuplaka…

Vazhdon sherri mes Xhensilës dhe gazetarit: Mos më bëj viktimën, se të jap ca shuplaka…

Xhensila Pere dhe Ronaldo Sharka kanë vazhduar sherrin në rrjete sociale, pas debatit që ndodhi në emisionin “EXPULS”. Gjatë emisionit Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”.

Gazetari i kërkoi Xhensilës ta prisnin pjesën e debatit nga intervista, por ajo nuk pranoi dhe tha se mban përgjegjësi për çdo fjalë të thënë.

Ndërkohë Ronaldo shkruajti në Instastory: “Mund të mos e kisha transmetuar për të shmangur tronditjet e familjes time, por ju mund ta shihni, sepse jam me të vërtetën dhe do jem deri në fund. Edhe njëherë, turp të vi Madre Teresa”.

Nuk kaloi shumë dhe Xhensila i ktheu përgjigje duke shkruar se nëse emisioni nuk do transmetohej, ai do përfundonte në gjyq.

“Po e bëj dhe një shkrim se mesa duket live se paske kuptuar:-Emisioni do trasmetohej sepse në të kundërt do përfundoje në gjyq.

-Nëse tani tu kujtua familja , përpara se të përgatisje skenarin duhej të merje parasysh që edhe e ftuara jote e cila të jep klikimet e lakuara e ka një të tillë e cila po ashtu lëndohet kur ju quan vajzën imorale.

-Nëse e quan veten gazetar , minimalisht duhet të njohësh rregullat bazë të gazetarisë , në të kundërt dil e bëj llogje në lagje e nëpër shkallët e pallatit.

-E fundit , kur përgatit pyetjet përgatitu edhe për përgjigjet se jo gjithmonë e ftuara do përdorë diplomacinë por mund të të kthehet me të njëjtën monedhë dhe mesa duket ti di vetëm të hedhësh.

Kështu që kurseja vetes rolin e viktimës dhe hiq dorë nga pyetjet idiote dhe denigruese se jo vetëm ti por çdokush që do guxojë ti bëjë do marrë vetëm shuplaka.”, shkruan moderatorja.

Check Also

Kandidate për deputete në Tiranë, Ori Nebijaj merr vendimin e papritur për televizionin

Moderatorja e njohur Ori Nebijaj, kandidon për deputete në listat e Partisë Demokratike. Ajo renditet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =