Home / Aktualitet / Vazhdon kaosi në aeroport, anulohet të gjitha fluturimet

Vazhdon kaosi në aeroport, anulohet të gjitha fluturimet

TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme, ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.

Situata vijon të mbetet shqetësuese në aeroportin e Rinasit, teksa deri më tani 26 kontrollorë janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve.

Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.

“Anulohen fluturimet”, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =