Home / Kryesore / Vazhdojnë demonstratat në Bjellorusi, Presidenti ofendon protestuesit: Minj!

Vazhdojnë demonstratat në Bjellorusi, Presidenti ofendon protestuesit: Minj!

Në Bjellorusi vazhdojnë protestat kundër Presidentit të vendit Alexander Lukashenko. Dhjetra mijëra kundërshtarë të tij janë mbledhur në Minsk për të protestuar kundër zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, ku Lukashenko fitoi me 80% të votave.
Protestuesit pretendojnë për manipulim të rezultatit zgjedhor dhe kundërshtojnë dhunën policore të ushtruar në protestat e mëparshme.
Nga ana tjetër, Presidenti Lukashenko foli përpara një turme të vogël të mbështetësve të tij, duke u kërkuar që të mbrojnë vendin e tyre dhe demokracinë. Ndërsa kundërshtarët i ofendoi duke i quajtur “minj”.
Për trazirat në Bjellorusi ka reaguar edhe Rusia, e cila është ofruar që të ndihmojë Presidentin Lukashenko në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake. Gjatë fundjavës, Presidenti bjellorus zhvilloi dy biseda telefonike me Presidentin rus Putin.
Ndërkohë, Lukashenko ka shprehur shqetësimin për stërvitjet ushtarake që NATO po kryen në Poloninë dhe Lituaninë fqinje.
Protestat në Bjellorusi shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar, kur Lukashenko pretendoi fitore dërrmuese ndaj rivales së tij.

Check Also

Nga protesta tek takimi në Kryeministri, kreu i sindikatës së mjekëve zbulon se çfarë u arrit në takim me Manastirliun: Javën e ardhshme…

Javën që pritet do të ngrihet një grup pune, me përfaqësi nga Sindikata e mjekëve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =