Home / Aktualitet / ‘Variantet e reja të rrezikshme’/ Epidemologu: Infektohen fëmijët lehtësisht

‘Variantet e reja të rrezikshme’/ Epidemologu: Infektohen fëmijët lehtësisht

“Variantet e reja të COVID që përhapen në të gjithë botën kërcënojnë zgjatjen e pandemisë dhe kërkojnë një përgjigje globale”, shprehet epidemiologu Dr. Michael Osterholm, drejtor i Qendrës së Universitetit të Minesotës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive.

Një variant i ri koronavirusit i quajtur E484K, është gjetur në pacientët e shtruar në spitalet në Japoni dhe është i njohur për shmangien e mbrojtjes së vaksinave. Sipas tij variantet janë shqetësuese pasi shndërrimet e tyre janë të rrezikshme dhe shpesh herë shkaktojnë edhe sëmundje të rënda.

Jam i shqetësuar për të gjitha variantet. Para Nëntorit, ne me të vërtetë nuk e kuptonim që ky virus do të shndërrohej ashtu siç po bën. Këto shndërrime mund të jenë shumë më infektive. Mund të shkaktojnë më shumë sëmundje të rënda dhe në disa raste, mund të shmangin mbrojtjen imune nga vaksina ose nga infektimi i mëparshëm.

Ndërsa në lidhje me variatin B.1.1.7 i identifikuar në Britani, epidemiologu tha për mediat e huaja se ky variant është i rrezikshëm për fëmijët pasi ata infektohen lehtësisht dhe e transmetojnë edhe më lehtë virusin.

Ndërkohë kujtojmë se disa prej kompanive të prodhimit të vaksinave kanë nisur edhe testimin e vaksinave edhe te fëmijët. Vetëm para pak ditësh Pfizer bëri me dije se vaksina rezultoi efektive dhe u vu re një prodhim i antitrupave nga mosha 12-15 vjeç./BoldNews

 

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =