Home / Lajmi Fundit / Varhelyi viziton Muzeun Historik Kombëtar, shoqërohet nga ambasadori Soreca

Varhelyi viziton Muzeun Historik Kombëtar, shoqërohet nga ambasadori Soreca

Komisioneri europian Oliver Varhelyi ka pastuar ditën e sotme një foto në rrjetin e tij social ‘tëitter’ pas vizitës së bërë në Muzeun Historik Kombëtar. Në foto shohet gjithashtu edhe ambasadori i BE-së Lugi Soreca i cili e ka shoqëruar komisionerin në vizitën që ka bërë.

Kjo vizitë e komisionerit bëhet përpara nisjes së samitit të liderve të Ballkanit Perëndimor ditën e sotme në Tiranë. Në takimin që do të mbahet, do të marrin pjesë kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Samiti do të kryesohet nga kryeministri Rama dhe komisioneri Varhelyi, i cili ka si qëllim kryesor të përcjellë interesin e BE-së për të pasur në krah shtetet e rajonit, të cilat aspirojnë të jenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

“Në Tiranë sot për një samit rajonal me drejtuesit e  Ballkanit Perëndimor. Një vizitë të shpejtë në punimet e mbështetura nga #EU mbi Muzeun Historik Kombëtar dhe mozaikun në Sheshin Skënderberg të Tiranës”– shkruan Varhelyi.

 

Check Also

Rezoluta kundër gjenocidit/ Përshkallëzohet kriza qeveritare për shkak të Srebrenicës në Mal të Zi

Parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =