Home / Bota / Valë e dytë e Covid-19 në Evropë? Apelon fort Boris Johnson: “Kam frikë se ato që po shihni në disa vende …”

Valë e dytë e Covid-19 në Evropë? Apelon fort Boris Johnson: “Kam frikë se ato që po shihni në disa vende …”

Kryeministri britanik Boris Johnson la të kuptohej se disa vende në Europën kontinentale mund të jenë duke përjetuar një valë të dytë të infeksioneve nga koronavirusi.

Duke folur për Sky News, Johnson mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të vendosur në karantinë dy javore të gjithë udhëtarët që kthehen nga Spanja në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tij, në disa rajone europiane, gjërat nuk duken mirë.

Le të jemi plotësisht të qartë për atë që po ndodh në Europë, mes disa miqve tanë europianë. Kam frikë se ato që po shihni në disa vende janë shenjat e valës së dytë të epidemisë”, tha kreu i ekzekutivit britanik.”Dhe ne të gjithë e mbajmë mend çfarë ndodhi herën e kaluar. Prandaj, është absolutisht e domosdoshme që të marrim në vendin tonë këto masa të cilat jemi duke I marrë”, shtoi ai.

Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez e kritikoi një ditë më parë vendimin britanik të izolimit dy javor.

“Është më e sigurtë sot të jesh në disa resorta spanjolle sesa në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Sánchez, ndërsa Ministrja e tij e jashtme Arancha González foli edhe më hapur kur pohoi se “shifrat e pandemisë në Spanjë janë shumë më të ulëta sesa ato epidemiologjike në Mbretërinë e Bashkuar”.

Por edhe Gjermania ka vendosur të lëshojë paralajmërime udhëtimi për Spanjën, pasi pushimet atje janë lidhur me një “rritje shqetësuese” të numrit të rasteve me koronavirus brenda territorit gjerman.

Berlini i këshilloi turistët të shmangin rajone si Katalonja, Aragoni dhe Navarra, por jo edhe brigjet jugore të vendit apo ishujt. Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Gjermani, një vend i lavdëruar për menaxhimin e krizës shëndetësore, tha se shtimi i infektimeve mund të përbëjë fillimin e valës së dytë të sëmundjes.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn deklaroi pak ditë më parë se “do të ketë testim të detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga zona me rrezikshmëri të lartë”, dhe testet do të jenë falas. Frika e një hovi të ri të sëmundjes ka shtyrë disa vende europiane të marrin masa të reja për të luftuar përhapjen e saj, duke nisur nga Belgjika që ashpërsoi tubimet publike.

Check Also

SHBA/Ish këshilltari i Sigurisë Bolton nën akuzë për zbulim informacioni të klasifikuar

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, është futur në telashe pasi publikoi librin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =