Home / Bota / Vala ekstreme e të nxehtit “godet” SHBA-në, temperaturat arrijnë deri në 50 gradë

Vala ekstreme e të nxehtit “godet” SHBA-në, temperaturat arrijnë deri në 50 gradë

Meteorologët në SHBA parashikojnë një gusht ekstremisht të nxehtë, që kërcënon vërtet amerikanët në këtë periudhë pandemie, duke nisur nga kjo fundjavë kryesisht në shtetet jug-perëndimore.

Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë paralajmëroi se temperaturat mund të arrijnë deri në 50 gradë, në shtete si Kalifornia, Utah, Arizona dhe Nevada, përfshirë edhe Las Vegas.

Temperaturat e larta do të përfshijnë të gjithë rajonin, ndërsa qytetarëve i është kërkuar që të respektojnë jo vetëm rregullat ndaj Covid-19, por edhe këshillat e ekspertëve për motin e nxehtë, ndaj duhet të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

Termometri arriti në 46 gradë të premten në Feniks, Arizona dhe Kaliforni në atë që Shërbimi Kombëtar Meteorologjik e cilësoi si vapë të rrallë, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.

Check Also

E kritikuan për peshën, Rozana Radi reagon e revoltuar: Po zgjidhni burra që iu duan vetëm për shalë

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Rozana Radi, së fundmi në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + twenty =